Viti 2019 ka qenë mjaft aktiv dhe i suksesshëm për reperin Capital T, i cili pothuajse çdo muaj ka postuar nga një këngë që është bërë hit më vete. Suksesit të tij vitin që shkoi ai i vuri vulën me koncertin fantastik në Tiranë, “Timë Capsule”, duke i paraprirë kështu albumit të tij të ri.
Ka qenë vetë Capital T që ka bërë të ditur në rrjetet sociale se albumi do të mbajë titullin “Skulpturë”, dhe shpjegimin e ka dhënë vetë në një intervistë të mëparshme.
“Albumit kam vendosur t’i lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.”- tregoi më herët reperi gjatë një interviste.
Por nuk e dinim datën, dhe për të gjithë ata që mezi e presin, reperi ka bërë të ditur se publikimi do të bëhet më 15 janar, në orën 15.15.
“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mas është prej “Skulpture” kjo që po nihet thirret “600PS” dhe publikohet më 15 janar në ora 15:15. Vizioni i 2020-ës. Shkojmë”- shkruan ai krahas videos.
