E motra e 35-vjeçarit S.Z ka telefonuar menjëherë policinë se vëllai i saj po kërcënonte të vriste me thikë të atin e verbër. Sapo është marrë informacioni në numrin e emergjencës efektivët e Durrësit janë nisur drejt Rrashbullit ku u raportua ngjarja.
Ata kanë ndaluar në kohë S.Z, i cili pretendohet të jetë me të meta mendore. Ai e kishte mbyllur në një prej dhomave të shtëpisë të atin e verbër, duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë
Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.
Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ” Dhunë në familje”
