Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“E lidhën në banjo dhe e vranë më thikë”, dëshmitë rrëqethëse nga vrasja e 91-vjeçarit në Vlorë (detajet)

12:19 / August 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlore 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e të moshuarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen 4 Heronjtë në Vlorë. Pista kryesore e ngjarjes mbetet grabitja, raporton BW.Burime zyrtare nga policia thanë se kanë dyshime se pista kryesore mbetet vrasja nga persona të afërt, apo banorë të zonës të cilët mund të kenë njohur mirë 91-vjeçarin.

91-vjeçarit nga ekspertiza mjekoligjore në trup i janë gjetur katër plagë thike, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Nga blutë e Vlorës nuk përjashtohet as pista e konfliktit të çastit apo edhe motive të tjera, por pista më e nxehtë është ajo e grabitjes. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës 9 persona më tepër në cilësinë e dëshmitarit, por ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorit. Një prej personave të pyetur është dhe djali i viktimës, i cili ishte i pari që bëri denoncimin në polici.

Sakaq, një banor i zonës që ka dëgjuar mbi vrasjen e 91 vjecarit Seri Petanaj shprehet se të ndjerin e kanë grabitur madje i kanë marrë edhe disa orendi shtëpiake. Sipas tij, 91-vjeçarin e kanë lidhur në banjo dhe më pas e kanë vrarë duke e grabitur me thikë. “Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?!Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë.”, tha një prej banorëve të zonës.”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër banorë i zonës shpreh tha se Petanaj ishte një njeri i urtë dhe se nuk kishte konflikte me askënd. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.