Arjola Shehu është një nga moderatoret më ‘IN’ të momentit.
Ajo nuk komentohet vetëm për karrierën e saj, por dhe për jetën private.
Pak kohë më parë për shkak të një komenti në ‘Instagram’, u përhap lajmi se Arjola është në një lidhje me futbollistin dhe djalin e Foto Strakoshës, Thomasin.
E ftuar në ‘Thumb’, Arjola tregoi se mes tyre nuk ka pasur asgjë dhe ajo nuk e ka takuar asnjëherë Thomasin.
‘Unë atë njeri nuk e kam takuar njëherë në jetë. Si mund të lidhesh me një njeri që se ke takuar kurrë se ke përshëndetur njëherë nga afër. Strakosha më bëri një koment shumë dashamirës, e kapi një nga portalet dhe filluan. Tani të më lidhësh me një njeri që unë nuk e kam takuar asnjëherë në jetë, për një koment dashamirës më duket shumë e tepërt ndaj dhe unë nuk kam folur asnjëherë. Ta lëmë të qetë të birin e botës se kushedi ka jetën e vetë’, sqaroi Arjola.