Giorgio Cantarini sot është 27 vjeç por u bë i njohur përmes filmit ikonë të 1997 “Jeta është e bukur”, kur ishte vetëm pesë vjeç.
Ai luante rolin e djalit të Benjinit, Giosue Orefice. Në një intervistë për Corriere della Sera, Giorgio thotë flet për rolin që e bëri të famshëm.
Ai thotë se deri sa ishte 18 vjeç nuk kishte më qëllim të punonte në botën e kinemasë por ka qenë Roberto Benigni që e ka bindur të mos e linte.
“Në kinema ishte një pasion, por vetëm si spektator. Por, kur isha në vitin e fundit në lice më dhanë një prezantim të shkurtër në greqisht për ta trajtuar në formë të lirë dhe vendosa të bëj një film të shkurtër. Ishte e vetmja dhjetë që mora në Greqisht dhe më bëri të kuptoj se filmi ishte vendi ku ndjehesha mirë. Pas përfundimit të liceut, me këshillat e Begnigni, me të cilin mbajta kontaktet dhe ende më fton në premiera apo për të ngrënë një akullore, tentova Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë në Romë. Më pranuan dhe u diplomova në 2014”, rrëfen Cantarini.
Por megjithatë ai thotë se jeta si aktor nuk ishte e lehtë. “Drejtorët më njihnin, por kishin gjithmonë idenë kur isha i vogël”, thotë ai.

