Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E mbijetuara e Epstein rrëfen tmerrin: Çfarë ndodhi tre javë pas takimit të parë

12:39 / February 15, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7 800 0 78c383e624f4b71502e58ee51bb90ff3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti i trafikut seksual të Jeffrey Epstein shtrihej deri në brigjet jugore të Afrikës, duke përfshirë edhe Cape Town, sipas dëshmisë së një gruaje që pretendon se u rekrutua prej tij në fillim të viteve 2000.

Juliette Bryant, sot 43 vjeç, thotë se ishte vetëm 20 vjeçe, studente e vitit të parë dhe modele aspirante, kur u njoh me Epstein në vitin 2002. Ajo rrëfen se nuk i kishte treguar askujt për përvojën e saj deri pas vdekjes së tij në vitin 2019.

“Ishte sikur isha e lidhur me pranga të padukshme,” shprehet Bryant, duke përshkruar atë që e quan varësi psikologjike dhe frikë të vazhdueshme.

Ajo thotë se familja e saj po përballej me vështirësi financiare dhe oferta për udhëtime dhe mundësi jashtë vendit iu duk si realizim i ëndrrave.

Sipas saj vetëm tre javë pas takimit të parë me Epstein në një restorant në Cape Town, u nis për në New York City, në udhëtimin e saj të parë jashtë Afrikës së Jugut. Sipas saj, në të njëjtin takim në Cape Town ndodheshin edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili ishte në një vizitë zyrtare për ndërgjegjësim mbi AIDS-in, si dhe aktorët Kevin Spacey dhe Chris Tucker.

Bryant pretendon se pak orë pas mbërritjes në New York, iu tha se do të udhëtonte drejt Karaibeve. Një shofer e dërgoi në pistën e aeroportit Teterboro, ku hipi në një avion privat. Ajo thotë se në bord ndodheshin Epstein dhe dy gra që, sipas saj, e kishin rekrutuar fillimisht në Cape Town, me destinacion ishullin privat të tij.

Sipas dëshmisë së saj, gjatë fluturimit Epstein e ka prekur në mënyrë të detyruar. “Ishte një situatë shumë konfuze për një të re. Kur avioni u ngrit, ai filloi të më prekte me forcë dhe unë u tmerrova,” rrëfen ajo, duke shtuar se ndjeu frikë për jetën e saj.

Bryant pretendon se nuk u trafikua tek burra të tjerë, por u abuzua seksualisht në mënyrë të përsëritur nga Epstein. Ajo thotë se kalonte pjesën më të madhe të kohës e vetme në ishull, ndërsa ai merrej me punë dhe takime.

Rasti i saj, sipas dokumenteve të publikuara në dosjet hetimore të njohura si “Epstein files”, sugjeron se udhëtime të grave të reja nga Cape Town drejt Londrës, Atlantës dhe New York-ut vijuan deri në fund të vitit 2018. Autoritetet amerikane e arrestuan Epstein në vitin 2019, ndërsa ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në pritje të gjykimit.

e mbijetuara epstein rrefen takimit tmerrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.