Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘E mbolla për shërimin e këmbëve’/ Pensionisti dënohet për hashashin mjekësor

14:35 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 770x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria ka ‘përqafuar’ legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por ka edhe qytetar të keqinformuar që ende pa u miratuar ligji, e kanë mbjellë këtë bimë individualisht.

Kjo është historia e një pensionisti të dënuar për kultivim kanabisi, i cili shpresonte të shëronte këmbët me bimën narkotike.

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Por mesa duket ky diskutim prej më shumë se 2 vitesh, ka stimuluar qytetarët të ndërmarrin iniciativa personale, për të cilat po dënohen penalisht, raporton gazetari Eni Ferhati.

“Nuk e dija, që kjo bimë quhej canabis sativa. Unë e dija që, hashashi është mjekësor. Aty e mora vesh që canabis sativa dhe hashashi janë e njëjta gjë. Deklaroj se këto bimë i kam mbjellë unë për nevoja të mijat shëndetësore”, u shpreh i dënuari me iniciale A.G.

Është ky deklarimi i një 69-vjeçari të arrestuar nga policia e Kamzës qershorin e vitit të kaluar pasi pranë banesës së tij u zbuluan të kultivuara disa bimë kanabisi.

I moshuari pranoi autorësinë edhe në gjykatë duke pretenduar se hashashin e kishte mbjellë për të parandaluar një trompozë të mundshme që i rrezikonte jetën.

“Më pyetën a ke dijeni për disa bimë të mbjella pas shtëpisë time dhe unë ju përgjigja, po e di, janë disa bimë narkotike por janë mjekësore, pasi unë vuaj nga një sëmundje e rëndë e këmbëve dhe fryrje të damarëve nga të cilët rrezikoj trompozë, pra është shumë e rrezikshme për jetën, dhe kisha dëgjuar si për shumë sëmundje të tjera si kanceri e lloje të ndryshme, biles unë i kam dëgjuar në televizor që bimët narkotike mjekësore janë të rekomanduara dhe nga mjeku dhe vendosa ti mbjell ca në mes bimeve të tjera që kisha prodhime kopshtajesh që mbjell çdo vit pas shtëpisë time dhe bilës mos ti tregoja askujt, pasi nuk doja ta dinin se unë i kisha vetëm për veten time”, tha më tej ai.

Gjykata e Tiranës u tregua ‘dashamirëse’ me 69-vjeçarin. Ndonëse u dënua me 3 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, atij iu pezullua qëndrimi në qeli, duke e vendosur në periudhë prove për 4 vite.

Gjatë gjykimit, i moshuari qëndroi 8 muaj në ‘arrest shtëpie’ ndërsa në dënimin përfundimtar, gjykata ka mbajtur parasysh faktin se i pandehuri është pensionist, baba i 4 fëmijëve, gjysh dhe me nivel të ulët arsimor. /Euronews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.