Kryeministri Edi Rama nga Përmeti realizoi një lidhje live për emisionin e mëngjesit “Wake Up në Top Channel”.
Ai deklaroi se PS i duhet një mandat i tretë, për të vijuar punët e lëna përgjysmë.
Ndërsa i i pyetur nëse e mendon për një moment si opsion se do të humbë, ai u përgjigj: “Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen.
Intervista në Wake UP
Isli: Si e keni mëngjesin zoti Rama?
Rama: Unë e kam herët me ritmin e shpejtë.
Isli: Cilat janë projektet që nuk janë mbajtur për Përmetin apo që nuk kanë përfunduar ende?
Rama: Përmeti sot është krejt ndryshe nga çfarë ishte më parë është një qytet i rilindur në kuptimin e plotë të fjalës, këtu ku jam është një shtëpi i vjetër e kthyer në hotel, mrekulli, e bërë një nga një shqiptar i ardhur nga emigracioni, dhe kështu ka plot rreth e rrotull siç ka dhe të tjerë që presin dorën transformuese, që të rrisim numrin e të ardhurave në mënyrë të vazhdueshme.
Për apelin për Vjosën që të shpallet park kombëtar?
Rama: Idenë e Vjosës park kombëtar kemi qene ne që e kemi promovuar, zone e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht nga ndërhyrjet në shtratin e saj, që nuk lejon ndërtimin e digave per hidrocentrale, ndërsa koncepti park kombëtar duhet trajtuar në zonë të kujdesshme se nuk mund të shtrihet në gjithë shtrirjen e saj, duhet ndarë zona e mbrojtur nga ajo park kombëtar, si dhe nga zhvillimi i aktiviteteve që nuk kërcënojnë Vjosën vetë.
Isli: Retorika juaj është unë punoj ai, fle, është kjo opsion fitues, a po e shmangni bilancin e çfarë keni bërë?
Rama: S’kam pasur asnjë moment shmangie nga bilanci është i qartë në çdo sektor ndryshimi, që nga nisja e rrugës sonë, deri tani, për të parë që ndryshimi është me natën. Por patjetër jemi akoma në mes të rrugës nëse marrim parasysh se ku duam të shkojmë. Jemi në luftë , ky nuk ishte një mandat normal, prandaj nuk ka shmangie nga bilanci, se nuk është kaq e thjeshtë, është shumë e thelle ndarja mes nesh dhe atyre, shportë karavidhesh që duan të marrin në dorë vendin.