Kjo e mërkurë nisi me diell dhe temperatura të ngrohta, por nuk do të jetë kështu pasi pasdite rikthehen shirat.
Sipas parashikimit të motit do të ketë reshje të dobëta shiu në Durrës, Lezhë e Shkodër. Kjo situatë do të vijojë deri të shtunën, ndërsa e diela sjell përmirësim të ndjeshëm.
TEMPERATURAT
Sot (e mërkurë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 25 °C
në vendet e ulëta: 16 / 28 °C
në vendet malore: 12 / 24 °C.
ERA
Sot (e mërkurë, dt.02) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.
