Policia e Korçës bën të ditur se ka arrestuar një 40- vjeçar pasi ka marr peng për 30 minuta një perdob në dyqanin e tij, duke pretenduar se nuk i shleu borxhin.
NJOFTIMI I PLOTË
Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
