Një ditë më parë aktori i humorit Rezart Veleshnja krijoi panik tek fansat e tij teksa u shfaq me një sy të nxirrë, ndërkohë që në median rozë u aludua për ndonjë sherr të mundshëm të tij.
Lexo edhe- Kush e goditi Rezart Veleshnjën? Aktori hedh video me syrin e nxirë
Rezi ka zgjedhur t’i sqarojë vetë të gjithë duke postuar foto dhe me personin që e ka “rrahur”. “Na ka zgërdhi në dajak Luana”, shkruan Rezi. Në fakt bëhej fjalë për një numër aktrimi gjatë emisionit të së shtunës së Luanës, “Shiko kush Luan”. Në foton e postuar prej tij me sy të nxirë shfaqet dhe aktori tjetër, Florian Binaj.
Po shyqyr fole more djalë se na bëre merak!

