Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të fatkeqësisë natyrore me 91 vota pro, pesë kundër dhe tre abstenim.
Seanca plenare u shoqërua me një sërë debatesh lidhur me këtë afat, ku deputetë të opozitës kërkuan opinion të komitetit të shëndetësisë dhe ekspertëve për të argumentuar këtë kërkesë për shtyrje.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e argumentoi kete me vazhdimësinë e operacioneve humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë.
