Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e bërë ndaj 16-vjeçares në Maliq e cila ka denoncuar se ishte abuzuar seksualisht prej 4 vitesh nga 43-vjeçari Edison Sheme.
Burime pranë grupit të hetimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Sheqeras bëjnë me dije se ka dalë përgjigja nga mjekësia ligjore, sipas këtyre burimeve mësohet se ndaj 16 vjeçares është kryer penetrim.
Aktin mjekoligjor tashmë e ka në dorë grupi i hetimit. Policia është në kërkim të Edison Sheme, i dyshuar se prej 4 vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.