Një infermiere është treguar e ‘shkathët’ në momentin që një e moshuar ka humbur jetën për shkak të Covid-19.
Mediat shkruajnë se Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, po kujdesej për Barbara Gust nga Koldorado e SHBA-ve, e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me COVID-19.
Por në momentin që 86-vjeçarja, vdiq nga koronavirusi, infermierja i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit.
Familjarët e kanë kuptuar vjedhjen, vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore. Ata bënë denoncimin dhe 29-vjeçarja është vënë në pranga. Përveçse ktheu sendet që i përkisnin familjes së të moshuarës, Daniels tashmë do të përballet edhe me drejtësinë.