Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në lagjen “Apollonia”, ku një e moshuar kishte mbetur e bllokuar në banesë.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte e vetme në katin e pestë të një pallati dhe vuan nga probleme shëndetësore.
Pasi ka parë që dera nuk hapet, e moshuara ka thërritur për ndihmë. Kanë qënë banorët e pallatit ata të cilët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur hapjen e derës.