Ambasada amerikane ashtu siç ka premtuar se do të postojë në rrjetet sociale për reformën në drejtësi hap pas hapi, sot ka publikuar një video ku flet për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sipas ambasades kjo strukture shume e rendesishme eshte e ngjashme me FBI amerikane dhe do te kete ne shenjester per hetim zyrtaret e larte ne vend.
“Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta”, shkruan ambasada e SHBA.