Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“E njëjta lojë prej 30 vitesh”-Bamir Topi i përgjigjet Berishës: Nuk funksionon më kështu

21:16 / February 3, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topii 800 0 0403212a7a262cb8152e27096c1ef2af
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, hodhi akuza ndaj tij se është pasuruar duke përdorur PD-në.

Gjatë një interviste për Top News, Bamir Topi e quajti Berishën një “figurë të amortizuar” dhe bën të njëjtën lojë prej 30 vitesh.

Po ashtu, ish-presidenti tha se opozita dhe e djathta shqiptare ka mbetur pa shpresë.

“Një figurë e amortizuar nuk jep shpresë. Berisha luan të njëjtën lojë prej 30 viteve, por nuk funksionon më kështu. Opozita ka një varfëri ekstreme të mendimeve, varen plotësisht nga Berisha dhe të djathtët kanë mbetur pa asnjë shpresë, nuk reagojnë pasi lideri ka listën në dorë”, tha ish-presidenti Topi.

Të shtunën e kaluar, gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, një komentues ka provokuar kreun e PD-së Sali Berisha, teksa e pyet përse nuk fton figura intelektuale si Lulzim Basha dhe Bamir Topi në protestat e opozitës.

Por kjo pyetje solli irritimin e kryedemokratit, i cili reagoi duke i cilësuar ata si pseudointelektualë dhe i ka cilësuar si fatkeqësia e kombit.

30 vitesh Bamir Topi berishes loje pergjigjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.