Futbollisti Mesut Ozil dhe bashkëshortja e tij, yll i serialeve tyrke Amine Gulse janë bërë prindër për herë të parë dhe lajmin e ka bërë të ditur aktorja në një postim në Instagram.
Një foto familjare ku Amine zbulon se ka sjellë në jetë një vajzë dhe që emrin ia kanë vendosur Eda.
“Faleminderit Zot! Vajza jonë Eda erdhi në jetë e shëndetshme”, shkruan aktorja në përshkrimin e fotos.
Në fakt nuk është hera e parë që ata e bëjnë publike në moment të fundit, njësoj si me dasmën në qershorin e shkuar ku lidhën kurorë buzë detit. Edhe shtatzënia e Amine u mbajt sekret, deri dje.
