Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E përdhunoi dhe e lidhi të dashurën pas krevatit, dënohet me 8 vite burg shqiptari

11:38 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perdhunim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kledian Hoxhaj, 21 vjeçari shqiptar që jeton në Itali kishte një lidhje me një 18-vjeçare italiane. Por xhelozia paranoiake e çoj pas hekurave e gjykata italiane e dënoi me tetë vite burg.

Siç raportojnë mediat e vendit fqinj, në të paktën tre ose katër raste ai e kishte rrahur vajzën për sjelljet që nuk i pëlqenin atij. Fillimisht, vajza nuk e kishte raportuar dhunën.

Një mbrëmje vajza kishte rënë dakord të qëndronte në shtëpinë e të dashurit të saj, i cili jetonte vetëm në San Concordio, për të kaluar natën aty për herë të parë. Por papritur ai u bë agresiv ndaj të dashurës.


21-vjeçari e kishte lidhur vajzën tek krevati dhe e përdhunoi. Vajza nuk ishte në gjendje që ta kundërshtonte.

Prej xhelozisë së çmendur, ai e kishte grushtuar, kapur prej fyti dhe madje e goditi me bishtin e një fshese që u thye për shkak të brutalitetit të goditjeve të shkaktuara. Për vajzën ishte një natë e pafundme terrori, të cilës ai i kishte marrë edhe telefonin për ta parandaluar atë që të kërkonte ndihmë.

Rreth mesditës të së nesërmes, ai ishte veshur për të dalë, duke e mbyllur në shtëpi. Vajza kishte përfituar nga një çast shpërqendrimi për të marrë telefonin celular dhe njoftoi prindërit e saj. Para se të largohej, shqiptari e kishte kërcënuar me vdekje: -“Nëse më denoncon unë do të vras …”.

Pasi arriti që të çlirohej nga kthetrat e shqiptarit, vajza përfundoi në spital me shenja të rënda dhune, si ënjtje dhe të nxira në pjesë të ndryshme të trupit. Një brutalitet i frikshëm. E nënshtruar dhe e frikësuar, nuk donte ta raportonte ngjarjen. Madje i kishte dërguar edhe mesazhe për ta qetësuar shqiptarin. Në momentet e arrestimi, i riu shqiptar nuk u duk i penduar apo i mërzitur. Madje tha se e kishte mbrojtur veten nga vajza.

krevatit lidhi perdhunoi shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.