Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili prej kohësh përndiqte një vajzë dhe e ka ndaluar këtë të fundit duke e goditur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin e autobusëve Vorë-Tiranë. 30-vjeçarja pasi ka marrë mjekimin është dërguar në shtëpi.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 36 vjeç, pasi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë”, thotë policia.