Gjermania “Bild” ka botuar sot një seri përgjimesh të Astrit Avdylaj, kreut të bandës së Durrësit për fushatën zgjedhore të 2017-tës dhe shitblerjen e votave.
Janë pikërisht seria e këtyre përgjimeve që nisën dhe protestat e opozitës dhe vendimin për të djegur mandatet.
Në përgjimin e parë, Avdylaj komunikon me kreun e bashkisë së Durrësit, Vangush Dako. Në këto përgjime të publikuara është Avdylaj që i telefon Dakos. Aktualisht është dorëzuar në Gjykatë pjesa e parë e dosjes, ndërkohë që është ende në hetim ajo për shit-blerjen e votave.
Në përgjimin e dytë, Avdylaj bisedon me drejtorin e UKD-së ku i kërkon ti japë listat se kush janë me PD.
Në përgjimin e tretë ai bisedon me kreun e PS-së së Shijakut, që sot është kandidat për këtë bashki, ku i kërkon të ndërhyjë tek INUK për të hequr një gjobë që ka vendosur në Sukth.
Në përgjimin e katërt Avdylaj bisedon me kreun e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani për të organizuar një takim me të dhe Vangjush Dakon, kreun e bashkisë së Durrësit për një kandidat të ardhshëm për deputet, “Liri”, (Ilir Ndraxhi) një person që Avdylaj kërkon të vendoset më afër listës së kandidatëve në PS.
Në këtë takim do të rregullohej që Ndraxhi të vendosej në listën e kandidatëve për deputetë në Durrës, duke përfaqësuar klanin kriminal të Avdylajve dhe do të kishte mbështetjen e plotë në fushatën e PS në Durrës.
Më pas përgjimi i radhës është me vëllain e kandidatit për deputet të PS-së, Arjan Ndraxhi. Nëse i vëllai ka marrë një telefonatë (nga lart) për të konfirmuar si kandidat socialist. Më vonë ai thotë se do punojnë fort që të habisin “atë të gjatin”, me rezultatet pozitive dhjetë me zero.
Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi u konfirmua si kandidat i PS-së për deputet në Durrës, duke përfaqësuar interesat e klanit kriminal të Avdylajve dhe në këmbim do të merrte mbështetjen e plotë për fushatën e PS-së në Durrës.
Elton Arbana, kreu i PS-së së SHijakut përmendet në këtë bisedë si kandidat për deputet të cilin Avdylaj gjithashtu donin ta vendosnin në listë, por ai ishte nga fundi i dhjeti nga 11. Më pas marrëveshja u ndryshua, Elton Arbana nuk u përfshi në listë por iu premtua “diçka më e mirë”.
Elton Arbana sot është kandidat për kryetar bashkië ne Shijak për zgjehjet e 30 qershorit 2019
Dhe në përgjimin e fundit, Avdylaj i telefonon një votuesi ku i kërkon votën për kandidatin e Partisë Socialiste.