Vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së Elton Javorit paraditen e 7 dhjetorit pak metra larg banesës së tij në lagjen “16 Prilli” në Fier. Policia ka shpallur në kërkim 35-vjeçarin Agim Gashi. Javori dhe Gashi kanë pasur një konflikt rreth një vit më parë dhe mes tyre nuk ishin sqaruar situatat.
Pas kthimit nga Gjermania së fundmi, një tjetër konflikt verbal raportohet se ka ndodhur mes tyre. Dyshohet se Gashi e ka pritur derisa ka dalë me makinë nga banesa, e ka ndjekur dhe më pas e ka qëlluar.
Kur mjetet kanë qenë në lëvizje paralel, 35-vjeçari Agim Gashi i cili e ka ndjekur 41-vjeçarin e ka qëlluar me pistoletë nga një makinë tjetër teksa plumbi e ka prekur në qafë duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autori largohet nga vendi i ngjarjes me “Mercedes Benz E Class”, ndërsa makina e viktimës lëviz për disa makina derisa ndalon.
