Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“E pushuan nga puna”/ Deputeti demokrat tregon dramën e të afërmit: Vendimi për ta rikthyer erdhi pasi kishte vdekur

14:45 / May 30, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir korreshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit është ndalur tek ajo që e quan realitet i hidhur dhe dramë në administratën publike. Korreshi u shpreh se në administratë, bëhen punësime sipas bindjeve politike.

“Po nuk e pati shkopin e fshesë së kuqe nuk pranohet. Kontrollo pasuritë publike dhe shikoni SHA, ujësjellësit a i gjeni dot në punë. Ata as nuk e dinë se ku punojnë. Pyesnin bankën se nga kush e marr rrogën. Kjo ndodh me administratën publike.” tha Korreshi.

Duke u ndalur tek fitimet e gjyqeve për largimin e padrejtë nga puna të qytetarëve, Korreshi ka dhënë edhe një shembull konkret. Sipas tij, një punonjës kishte 23 vite në bashki, por ai u largua nga puna padrejtësisht. Pasi fitoi gjyqin erdhi vendimi për tu rikthyer në punë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

“Vendime nuk i ekzekutoni për rikthimin në punë.. Pas 23 vitesh është larguar nga puna dikush. Është rast në bashki. Erdhi më pas vendimi për rikthim në punë. Pse? Sepse i kishte lidhjet e gjakut me mua. Kjo ka ndodhur në Lushnje. Kjo është dramë. Rikthim nga puna, pasi vdes. Ndaj mos hajdeni se është turp, pa e ditur realitetin. Kjo ndodh në terren.” tha Korreshi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026

Agron Malaj në Kuvend: Banorët e Klosit, Xibrit dhe Martaneshit kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre

19:51 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.