Nevina Shtylla është një nga vajzat më bukuroshe shqiptare e ndër më të komentuarat në shoëbizz. Ajo u bë e njohur vite më parë kur u shpall Miss Shqipëria 2010, dhe po të njëjtin portret të ëmbël ruan edhe sot.
Por a ka bërë ndonjë operacion plastik Nevina? Këtë kuriozitet e kanë shumë prej ndjekësve të saj në Instagram, të cilëve ndonëse jo drejtpërdrejt, ajo ka vendosur t’iu japë një përgjigje.
E pyetur në një “mini-intervistë” virtuale për këtë, Nevina i është përgjigjur me një video, ku ka përdorur filtra, që e nxjerrin fytyrën e saj me shumë fillera e operacione, krahas të cilës shkruan “Plot”.
Me pak ironi, ajo ka dhënë kështu një përgjigje. Megjithatë, duke e krahasuar me vite më parë, Nevina nuk ka thuajse asnjë ndryshim, ndaj s’është çudi që ajo nuk ka bërë asnjë operacion.
Ndërkohë, sa i përket karrierës, këtë sezon ajo u rikthye në “E diell”, në rubrikën “Shoku Ynë Tili”, e rrethuar nga shumë fëmijë.