Tashmë ne e njohim mirë Zërin, djalin e Elita Rudit dhe Gjikos. Që pas lindjes së tij të dy prindërit jo që nuk e kanë mbajtur të fshehtë fytyrën e vogëlushit, por shpeshherë kanë ndarë në Instagram edhe moment të bukura nga jeta e tij.
Ditën e sotme mamaja e Zërit, Elita, ka shpërndarë në InstaStory disa foto dhe video të vogëlushit, në njërën video Zëri shihet duke qeshur teksa Elita e përkëdhel.
E qeshura e tij është nga ato momente që të zgjasin jetën. Zëri është ende i vogël dhe nuk i kanë dhëmbët e parë e kjo duket kur ai qesh
