Momente tensioni janë shënuar në këtë seancë plenare në Kuvend, si kurrë më parë. Sali Berisha është ngritur dhe i ka shkuar përballës kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ndërhyri garda për të shuar përplasjen. “O i paftyrë, nuk ke turp. I paftyrë, i paftyrë, o frikacak, o pavlerë, i panderë”.
Kjo sjellje e Ramës sipas Berishës ka ardhur nga protesta, pasi i tha “Të ka çmendur 7 korriku”.
Berisha nënvizoi edhe në fjalën e tij, se Rama është hajdur ikonash në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut ordiner. “Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”, ka deklaruar Berisha duke iu drejtuar Ramës, i cili hodhi akuza të ashpra ndaj tij dhe opozitës.