Një 40-vjeçar nga Shkupi ka vrarë nënën dhe gjyshen e tij.
Policia e Shkupit bënë me dije se në pranga ra shtetasi me iniciale J.M.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes tronditëse dhe gjendja psikofizike e të dyshuarit.
“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.