Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor që lidh qytetin e Kukësit me Shishtavecin, ku janë përplasur tre automjete me njëri-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit 5 persona janë lënduar dhe janë dërguar menjëherë për në spitalin e Kukësit. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se ishte shpejtësia dhe lagështira në rrugë për shkak të shiut.
Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia dhe po heton mbi shkakun e aksidentit.
