Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për dhunë ndaj bashkëshortes. Ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme në zonën e Girafalco-s në Catanzaro.
Sipas mediave italiane, shqiptarit iu vunë prangat, pasi kishte shkatërruar mobiljet e shtëpisë. Më pas ai kishte kërcënuar dhe dhunuar bashkëshorten.
Kjo e fundit, për shkak të plagëve të marra u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Ndërkohë 36-vjeçari u arrestua më pas u transferua në burgun e Siano-s.
Shqiptari do të qëndrojë pas hekurave, në pritje të përballjes me drejtësinë.
