Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit.
Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.
“Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
