Një 14-vjeçar në Florida të SHBA ka ndërruar jetë tragjikisht.
Sipas mediave të huaja, adoleshenti i identifikuar si Knox MacEwen, pësoi atak kardiak teksa vraponte në orën e fiskulturës.
Drejtori i shkollës njoftoi vdekjen e adoleshentit, duke shtuar se konsulentë psikologë do të punojnë kësaj jave me nxënësit, të cilët ndodhen në shok pas skenës së rëndë që shikuan.
Ende nuk duhet shkaku i atakut kardiak të 14-vjeçarit, por pastori i kishës vendase tha se MacEwen ishte një fëmijë i dashur dhe se vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin.