GJERMANI- Nëntë persona janë plagosur në një sulm me acid në një kafene në qytetin gjerman të Bochum. Policia lokale tha se një burrë hyri në kafene rreth orës 15:25. dhe derdhi një lëng acid mbi një mysafir të ulur në një tavolinë në zonën e jashtme duke e lënë viktimën të plagosur rëndë.
Siç raportohet një kamariere dhe një grua e ulur pranë burrit u plagosën, si dhe katër oficerë policie dhe dy zjarrfikës, pasi u thirrën në vendngjarje. Gjithashtu autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më pas. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i ngjarjes së rëndë.