Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Moti ekstrem/ SHBA masa të reja klimatike për rimëkëmbje

16:31 / July 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1720015625xm 642
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHBA- Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin e parë të Kategorisë 5 këtë vit dhe shtete si India dhe Kina po përballen me reshjke rekord shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, shkencëtarët paralajmërojnë se moti ekstrem do të bëhet normë si rezultat i ndryshimeve klimatike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Aru Pande njofton nga Uashingtoni, ku Presidenti amerikan Joe Biden shpalli masa të reja klimatike për rimëkëmbje.

Uragani Beryl po i afrohet Xhamajkës pasi kaloi nëpër pjesën juglindore të Karraibeve. Peshkatarët si Clive Davis po përpiqen të përforcojnë barkat e tyre.

“Stuhia tropikale u shndërrua shumë shpejt në uragan. Kaq shpejt! Është e pazakontë,” thotë zoti Davis.

Sezoni i uraganëve po vendos rekord të ri këtë vit, sipas shkenctarëve.

“Është ngjarje e pazakontë sepse po ndodh shumë më herët se sa pritej. Zakonisht, stuhi të tilla godasin në gusht dhe shtator, ndërkohë që tani ky uragan po godet në qershor dhe korrik,” thotë eksperti Andrew Dessler nga Universiteti i Teksasit A&M.

Në Uashington, ku javën e kaluar temperaturat shënuan nivele rekord të dekadës së fundit, zyrtarët e emergjencave të martën informuan Presidentin Joe Biden dhe anëtarët e kabinetit të tij mbi motin ekstrem.

“Aktualisht dhjetëra miliona amerikanë jetojnë në vende ku ka paralajmërime për temperatura nga më të lartat të regjistruara ndonjëherë. Muajin e kaluar këtu në Uashington, temperaturat ishin 37 gradë Celsius, në Feniks të Arizonës 44 gradë dhe në Las Vegas, 43 gradë,” deklaroi Presidenti Biden.

Presidenti Biden theksoi se temperaturat ekstreme janë shkaktari kryesor i vdekjeve si pasojë e motit në Shtetet e Bashkuara dhe shpalli një mori masash, që sipas tij, do të mbrojnë amerikanët.

Ato përfshijnë standarde të reja sigurie në vendin e punës dhe fonde prej rreth 1 miliardë dollarë për të financuar projekte që do të mbrojnë komunitetet e ndryshme nga rreziqet natyrore si stuhitë dhe vërshimet.

Skena si këto tashmë po shihen rreth e qark botës në vende si Nju Delhi në Indi, që këto ditë po përballet me reshtje të dendura shiu pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që arritën në 53 gradë Celsius në fundit të muajit maj.

“Po bëhet gjithnjë më nxehtë. Nuk është çështje kujtese. Është çështje fizike. Po çlirojmë gaze të dëmshme në atmosferë dhe rezultati është një botë më e nxehtë,” thotë zoti Dessler.

Shkenctarët thonë se temperaturat e larta, rritja e nivelit të ujit në det dhe ndryshimet në sasinë e reshjeve atmosferike janë shenjë se stuhi si uragani Beryl do të jenë më të shpeshta në të ardhmen./VOA

SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.