Një 52-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Lushnjes. Sipas burimeve zyrtare ai kishte prerë damarët dhe më pas ishte paraqitur në spital, por humbi jetën.
NJOFTIMI
Lushnjë
Informacion paraprak
Më datë 05.11.2020, rreth orës 11:15 në Spitalin e Lushnjes ka ndërruar jetë shtetasi A. B., 52 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka prerë damarët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
