Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një i ri është gjetur i vetëvarur në vendin e tij të punës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 në malin e Sopikut në Sarandë. I iru F.R., 24 vjeç ishte varur në një pemë pranë stanit ku punonte.
“Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia
