Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin Selanik-Athinë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 59-vjeçar. Ky i fundit kishte ndalur makinën në korsinë e emergjencës dhe ishte duke folur në telefon kur një tjetër makinë ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur duke e lënë të vdekur në vend.
Nga sa njoftojnë mediat greke, 59-vjeçari është përplasur nga një 26-vjeçar shqiptar, i cili i ka shkuar atij nga pas duke e aksidentuar për vdekje.
Policia ka vënë në pranga shqiptarin, ndërsa po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.
