Mëngjesin e sotëm, një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vet`hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur nëë afërsi të “Casa Italia”, në kryeqytet.
Policia njofton:
“Më datë 26.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
