Policia e Tiranës bën të ditur se një 14-vjeçar është aksidentuar pasi drejtuesja e mjetit ishte duke ecur mbrapsht.
Mësohet se fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë drejtuesja e mjetit, një 53-vjeçare gjatë ecjes mbrapsht ka përplasur dhe dy mjete të tjera të parkuara.
“M. D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara”, thotë policia e Tiranës.