Një modele shtatzënë 22-vjeçare është qëlluar me armë nga dy sulmues teksa ishte në makinë në Washington. E reja humbi jetën nga plagët por arriti të lindte beben e saj në spital para se të ndërronte jetë.
Sipas autoriteteve amerikane, modelja, Samya Gill dhe partneri i saj ishin duke qëndruar në makinën e tyre në një parking, kur u qëlluan nga dy sulmues që dolën nga një automjet tjetër.
Gill, u dërgua në spitalin e zonës ku arrit të lindje beben e saj me operacion cezarian para se të humbte jetën nga plagët.
Ende nuk ka informacion mbi motivet e sulmit, apo për autorët.