Dy persona për pak sa nuk kanë humbur jetën nga asfiksimi teksa janë futur në një pus për të rregulluar pompën.
Fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë familjarët e tyre, të cilët i kanë nxjerrë menjëherë një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar të afërm me njëri-tjetrin. Ata i ka zënë gazi, teksa në spital njëri është përmendur dhe tjetri është vënë në oksigjen.
