Mëngjesin e sotëm në Sarandë, një person është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas u la pa ndjenja në rrugë. Shtetasi me inicialet G.O është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lanë në rrugë të plagosur rëndë. Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë, shtetasin G. O. dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
P.N, 30-vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), A.N, 21-vjeç, A.N, 44-vjeç dhe A.N, 21-vjeç janë kapur në fshatin Shëndelli. Në kërkim është bashkëpunëtori i tyre, 39-vjeçari me iniciale A.N. Dyshohet se të dyshuarit kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe dhunimin e G.O. dhe shkak kanë qenë motive banale.
Policia ka arrestuar 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.