Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

E shkarkuan si kryetare, reagon Voltana Ademi: Vendim nul!

16:33 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
voltana ademi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nga pikëpamja ligjore, vendimi i sotëm është nul, nuk ekziston për asnjë institucion serioz. Sigurisht, nuk mund të pranohet si i vlefshëm as nga Gjykata Kushtetuese, ku Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të votimeve të 30 Qershorit 2019…”

Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar sërish pas vendimit të shkarkimit të saj nga shoqata e bashkive të Shqipërisë.

Në një postim të dytë në “Facebook”, kryebashkiakja Ademi ka publikuar linkun e anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore, ku bëjnë pjesë 60 bashki të vendit, ku thotë se personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës.

Postimi i Ademit:

Për qytetarët që janë të interesuar për demokracinë në vend dhe rrezikun e lirive të tyre nga një kryeministër autoritarist si Edi Rama, një shpjegim i thjeshtë për të ashtuquajturin shkarkimin tim si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Siç tregon linku më poshtë, ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën.

Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama. Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës së PS.

Nga pikëpamja ligjore, vendimi i sotëm është nul, nuk ekziston për asnjë institucion serioz. Sigurisht, nuk mund të pranohet si i vlefshëm as nga Gjykata Kushtetuese, ku Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të votimeve të 30 Qershorit 2019.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora

11:04 / September 9, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.