Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“E shkuara dhe takimi me Macron”, jeta e Brigitte do kthehet në serial

22:20 / April 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe jeta e Zonjës së Parë të Francës Brigitte Macron do kthehet në një serial televiziv. Kompania franceze “Gaumont”, një nga më prestigjiozet e shtetit francez, ka bërë me dije se seriali ka 6 episode dhe titullohet “Brigitte, një grua e lirë”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, seriali nis me takimin e parë të Brigitte me Emmanuel Macron. Çifti u njohën kur ajo ishte mësuese, ndërsa Macron ishte student i saj. Dashuria e tyre u kurorëzua në martesë në vitin 2007, kohë kur Macron ishte 29 vjeç, ndërsa Brigitte 54.

E njohur në atë kohë si Brigitte Ozier, ajo dha mësim deri në vitin 2015, periudhë kur Macron iu fut politikës. Dy vite më vonë ai u zgjodh President i Francës.

Sigurisht edhe para se ata të bëheshin personazhet kryesore në Francë e jo vetëm, dashuria e tyre hasi shumë paragjykime, jo vetëm për shkak të diferencës në moshë, por edhe prej së shkuarës së Brigitte. Kjo e fundit, ishte martuar më parë me bankierin Andre Ozier dhe ishte nënë e 3 fëmijëve. Vajza e saj më e madhe Lorance, e ka pasur dikur Macron shok klase.

Ky serial, produkt i punës së Bénédicte Charles dhe Olivier Pouponneau do ta paraqesë Brigitte ashtu siç ajo është, një personazh magjepsës përballë shumë sfidave.

Nuk dihet ende kasti i serialit, por thashetheme ka se Julia Roberts e Ryan Gosling do jenë protagonistë. E në fakt do të ishte dyshja perfekte në rolin e një çifti aq të dashuruar sa Brigitte dhe Emmanuel.

Brigitte Macron Serial
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.