Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rezultoi pjesë e grupit “Bajri”, e shkuara e kampionit të boksit

09:03 / March 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nelsoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Boksieri Nelson Hysa, i arrestuar mëngjesin e djeshëm ne Tirane, nuk është i panjohur për Policinë. Nderkohe qe u kap si pjese e grupit Bajri, ai në vitin 2017 u plagos me armë zjarri në hyrjen e një berberhaneje.

Shkodrani ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

 Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Ndërsa nga dëshmitë rezultoi se në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, i dëmtuari Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me shtetasin Valter Ksolla.

Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar afër tyre.

Nelsoni ka ndalë makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.

Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar se pse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Shtetasit Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihemi më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kemi pse shihemi më vonë, por sqarohemi tani.

Shtetasit Valter e Kolë kanë ikur pa folur më, kanë hipur në makinë duke xhiruar përsëri gomat. Tre ditë më vonë, Progni e Ksolla kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Hysës, kur ky i fundit po qëndronte përpara një berberhaneje, duke e plagosur rëndë atë. Nelson Hysa./ Panorama/

Boksieri eshkuara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.