Futbollistët e Partizanit kanë dalë në fushë ditën e sotme me një bluze në nderim të ish-deputetit socialist Bashkim Fino. Në bluzën e bardhë poshtë fytyrës së stampuar të Finos, shkruhej “U prefsh në paqe”, ndërkohë që duhet shkruar me ‘h dhe jo me f’, “U prehsh në paqe”.
Partizani këtë gjë e bëri në ndeshjen kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Këtë gjë Partizani e bëri përshkak se, Fino njihej si një tifoz i flaktë i këtij klubi.
