Kreu i komunitetit grek të Himarës, Stavros Markos ngre alarmin se po i grabiten pronat në këtë zonë, ndërkohë që është thirrur në polici për “ndërtim pa leje” siç vetë ai bën me dije.
Markos ka bërë një shkrim në “blogun” e tij, me titull “Po jetojmë në mes të terrorit shovinist shqiptar, Greqia të veprojë ose të na tradhëtojë përgjithmonë”.
Ai nuk jep detaje lidhur me akuzën e ndërtimit pa leje por thotë se “Paraprakisht, ne përpiqemi të marrim leje nga Bashkia”.
Më tej ai shpërthen në akuza të rënda ndaj policisë, qeverisë shqiptare dhe oligarkëve që sipas tij po tentojnë të grabisin pronat e grekëve në Himarë.
Shkrimi është përhapur në media të shumta greke në Greqi.
