Është zbuluar identiteti i personit të marrë peng sot në Kamëz nga disa persona ende të paidentifikuar nga Policia. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Jak Prenga, i marrë peng me dhunë në Kamëz pas një konflikti të çastit, është dhënë nga banorët e zonës për Policinë. Dëshmitarët që kanë parë fillimisht sherrin me grushte e mjete të forta mes Jak Prengës dhe dy personat e tjerë, kanë thënë se ata janë konfliktuar për një parakalim me makinë në rrugë.
Pasi e kanë rrahur, dy personat ende të paidentifikuar e kanë futur me dhunë 49 vjeçarin në mjetin e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Londër” në Kamëz dhe pavarësisht se Policia ka ngritur menjëherë disa pika kontrolli, Jak Prenga nuk është gjetur ende.