Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E tradhëtoi ADN-ja. Nga Laçi, por jeton në Tiranë, identifikohet një nga grabitësit e Nazmi Çangut

19:00 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cangu 720x433 1 720x405 1 720x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është identifikuar një nga autorët e grabitjes së biznesmenit nga Nikla, Nazmi Çangu dy javë më parë.

Bëhet fjalë për një person nga Laçi por që jeton në Tiranë, bën me dije Abc. Identifikimi i këtij personi është bërë me anë të ADN-së së qimeve të flokëve të gjetura në një kapele të përdorur nga grabitësit.

Madje pak ditë më parë, Policia organizoi dhe një operacion për kapjen e këtij personi në Tiranë, por dështuan.

Rikujtojmë se dy javë më parë, disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në vilën luksoze të biznesmenit Nazmi Çangu, duke e torturuar për disa orë. Familjarët e tij u lidhën në dhomën tjetër, ndërkohë shuma që u mor prej tyre ishte të paktën 100 mijë euro sipas deklarimeve të biznesmenit, ndonëse është aluduar se shuma e vjedhur është më shumë se 10-fishi i shumës që ka deklaruar Çangu.

Ishte vajza e biznesmenit, ajo që para hetuesve ka thënë se një nga autorët ishte i pamaskuar, dhe se nga e folura dukeshin nga zona e Laçit. Nga kamerat e sigurisë në banesën e Nazmi Çangut, rezulton se autorët kanë qenë më shumë se 6 persona.

Aktualisht, hetuesit janë në pritje edhe të përgjigjes nga kompanitë celulare mbi kërkesën e bërë që të zbardhen thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja. Kjo pasi autorët gjatë kohës që kryen grabitjen, flisnin me kufje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi në orët e  para të mëngjesit të 24 tetorit. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s: Moment krenarie për Shqipërinë

08:46 / September 22, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.