Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Maqedoninë e Veriut një 44-vjeçar nga Roskoveci, i infektuar nga COVID-19. M.L, kishte ikur të punonte që në janar për të siguruar jetesën e familjes së tij në Shqipëri. Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmon për dosja.al se shkaku i vdekjes ka qenë COVID-19. Familja kërkon trupin për ta qarë familja.
Vdes nga COVID-19, 44-vjeçari nga Roskoveci, M.L. Media mësoi pasditen e të mërkurës rastin e shqiptarit që është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kavadarci. Trupi i viktimës është gjetur disa ditë pasi kishte vdekur për shkak të koronavirusit. Ai kishte shkuar për të punuar në Maqedoninë e Veriut në muajin Janar. Ne kontaktuam me Ministrinë e Brendshmë të Maqedonisë, e cila konfirmoi se pasi është gjetur trupi i vdekur, viktimës i është bërë autopsia në Shkup.
“Trupi i tij është në Kavadarci, ai vdiq nga Corona. Ditën e sotme, në mbledhjen e përditshme të Shtabit të ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe shefi i policisë ka raportuar rastin. Më datë 5 një qytetar i Kavadarit se një shqiptar, punëtor në këtë qytet dhe ka jetuar në shtëpi vetëm. Për disa ditë nuk kishte dalë nga shtëpia. Policia ka shkuar, mjeku që e ka parë, ka parë se bëhet fjalë për vdekje. Mjekësia ligjore e ka marrë për ekzaminim dhe është parë që është COVID-19. Nesër në mëngjes do të vendoset se kur do të transferohet trupi.”, –është shprehur Muhamed Ismaili, këshilltar Shtetëror në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë.
Ndërkohë që në Shqipëri, familja kërkon të qajë të ndjerin. I vëllai i viktimës, A.L., u shpreh për mediat se janë në pritje të trupit të të vëllait, teksa zbulon se ai ka qenë në gjendje të keqe ekonomike dhe me probleme të tjera shëndetësore.