Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E trishtë! I infektuar nga COVID-19, gjendet i vdekur në Maqedoninë e Veriut 44-vjeçari nga Roskoveci, babai i 4 vajzave iku për të punuar për bukën e gojës

21:44 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maqedonia e Veriut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Maqedoninë e Veriut një 44-vjeçar nga Roskoveci, i infektuar nga COVID-19. M.L, kishte ikur të punonte që në janar për të siguruar jetesën e familjes së tij në Shqipëri. Ministria e Brendshme e Maqedonisë konfirmon për dosja.al se shkaku i vdekjes ka qenë COVID-19. Familja kërkon trupin për ta qarë familja.

Vdes nga COVID-19, 44-vjeçari nga Roskoveci, M.L. Media mësoi pasditen e të mërkurës rastin e shqiptarit që është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kavadarci. Trupi i viktimës është gjetur disa ditë pasi kishte vdekur për shkak të koronavirusit. Ai kishte shkuar për të punuar në Maqedoninë e Veriut në muajin Janar.  Ne kontaktuam me Ministrinë e Brendshmë të Maqedonisë, e cila konfirmoi se pasi është gjetur trupi i vdekur, viktimës i është bërë autopsia në Shkup.

“Trupi i tij është në Kavadarci, ai vdiq nga Corona. Ditën e sotme, në mbledhjen e përditshme të Shtabit të ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë dhe shefi i policisë ka raportuar rastin. Më datë 5 një qytetar i Kavadarit se një shqiptar, punëtor në këtë qytet dhe ka jetuar në shtëpi vetëm. Për disa ditë nuk kishte dalë nga shtëpia. Policia ka shkuar, mjeku që e ka parë, ka parë se bëhet fjalë për vdekje. Mjekësia ligjore e ka marrë për ekzaminim dhe është parë që është COVID-19. Nesër në mëngjes do të vendoset se kur do të transferohet trupi.”, –është shprehur Muhamed Ismaili, këshilltar Shtetëror në Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë.

Ndërkohë që në Shqipëri, familja kërkon të qajë të ndjerin. I vëllai i viktimës, A.L., u shpreh për mediat se janë në pritje të trupit të të vëllait, teksa zbulon se ai ka qenë në gjendje të keqe ekonomike dhe me probleme të tjera shëndetësore.

44-vjeçari gjendet maqedonia e veriut roskoveci vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.